BERLIN – Watzinger: Universitetet të marrin masa për mbrojtjen nga antisemitizmi

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 shkurt /ATSH-DPA/ – Pas sulmit ndaj një studenti hebre në Berlin, ministrja gjermane e Arsimit, Bettina Stark-Watzinger u bëri thirrje universiteteve të ndërmarrin veprime ndaj çdo lloji agresioni.

”Antisemitizmi duhet të ketë pasoja të qarta. Menaxhmenti i universitetit duhet të përdorë të gjitha opsionet ligjore të disponueshme  për parandalimin e këtyre fenomeneve”, theksoi ajo.

Gjatë fundjavës, Lahav Shapira, 30 vjeç, student në Universitetin e Lirë të Berlinit, u shtrua në spital me kocka të thyera.

Një 23-vjeçar pro palestinez nga e njëjta shkollë thuhet se e ka goditur me grushte dhe shkelma.

Policia kishte thënë se të dy fillimisht kishin debatuar përpara se 23-vjeçari të sulmohej papritur. Autori i dyshuar fillimisht është arratisur, por më pas është identifikuar.

‘’Ndërsa universitetet janë vende lirie, ato nuk janë hapësira pa ligj’’, tha Stark-Watzinger për RND.

Ajo tha se ”kjo dhunë e mahnit atë dhe tregon se ku çon urrejtja ndaj Izraelit dhe hebrenjve”./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like