BERLIN – Sulmohet me molotov një sinagogë

by admin
Spread the love



BERLIN, 18 tetor /ATSH-DPA/ – Një qendër e komunitetit hebre dhe një sinagogë në Berlin u goditën me dy pajisje ndezëse artizanale, në një sulm sot paradite, duke shkaktuar frikë dhe zemërim në mesin e komunitetit hebre të kryeqytetit gjerman.

Komuniteti Kahal Adass Yisroel shkroi se ”sulmues të panjohur hodhën dy kokteje molotov nga rruga në drejtim të qendrës së tyre të komunitetit në Brunnenstrasse në lagjen Mitte të Berlinit”.

Shishet shpërthyen dhe u dogjën, por nuk shkaktuan lëndime apo dëmtime në ndërtesë.

Gazeta lokale ”Tagesspiegel” raportoi se koktejet molotov u dogjën në trotuar.

Oficerët e policisë të ngarkuar me sigurimin e qendrës hebraike ishin të pranishëm gjatë tentativës për zjarrvënie, por nuk arritën të arrestonin autorët./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakSigurim jete për disa kategori punonjësish të Policisë Ushtarake
Artikulli tjetërPrezenca e OSBE-së, projekt për të çuar më tej reformën zgjedhore


You may also like