BERLIN – Scholz siguron vendet baltike për mbështetjen gjermane

by admin
Spread the love

BERLIN, 11 shkurt /ATSH-DPA/- Kancelari Olaf Scholz ka siguruar mbështetjen e Gjermanisë në rajonin Baltik gjatë një takimi në Berlin me krerët e Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.

“Ne jemi të bashkuar dhe të vendosur,” tha Scholz, duke vënë në dukje se rajoni u prek drejtpërsëdrejti nga aktiviteti ushtarak rus.

“Për momentin është e nevojshme ulja e tensioneve”, tha Scholz, duke i kërkuar Rusisë të mos nënvlerësojë unitetin dhe qëndrueshmërinë e NATO-s.

“Ne i marrim shumë seriozisht shqetësimet e aleatëve tanë. Ne qëndrojmë në anën tuaj. Kjo është shumë e rëndësishme për mua”, tha ai. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like