BERLIN – Scholz paralajmëron Rusinë për pasoja të rënda në rast se sulmon Ukrainën

by admin
Spread the love

BERLIN, 25 janar /ATSH-DPA /- Gjatë një takimi me presidentin francez Emmanuel Macron lidhur me krizën në kufirin ukrainas dhe çështje të tjera në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar Rusinë se do të përballet me pasoja në rast se sulmon Ukrainën.

Scholz tha se situatë përgjatë kufirit ukrainas-rus është vështirësuar, ku Rusia ka grumbulluar ushtrinë e saj.

“Ka shumë trupa të stacionuara atje dhe për këtë arsye është e nevojshme që tani të bëhet gjithçka për të siguruar që situata të zhvillohet ndryshe nga sa mendohet aktualisht”, tha Scholz.

“Gjithashtu, presim hapa të qartë nga Rusia që mund të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe të gjithë jemi dakord se agresioni ushtarak do të kishte pasoja të rënda”, shtoi ai.

Perëndimi ka rritur shqetësimet se Kremlini mund të planifikojë një inkursion në shtetin e tij ish-sovjetik.

Megjithatë, shumë analistë besojnë se Rusia thjesht po kërcënon në një përpjekje për të ndaluar ndërhyrjen e NATO-s pranë kufijve të saj dhe për të fituar garancitë e reja të sigurisë.

Udhëheqësit gjermanë dhe francezë u takuan në zyrën e Scholz, pas videokonferencës një ditë më parë me aleatët evropianë dhe presidentin amerikan Joe Biden lidhur me krizën në Ukrainë. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like