BERLIN – Scholz bisedime me republikanët amerikanë që kundërshtojnë ndihmën për Ukrainën

by admin
Spread the love



BERLIN, 6 shkurt /ATSH-DPA/ – Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka planifikuar të bisedojë me politikanë të lartë republikanë gjatë vizitës së tij në Uashington këtë javë, duke përfshirë ata që kundërshtojnë ndihmën për Ukrainën.

“Kancelari nuk ka absolutisht asnjë frikë nga kontakti me ligjvënësit e shquar republikanë”, tha një zyrtar në kushte anonimiteti, duke shtuar se Scholz beson se bisedimet e vështira janë të nevojshme.

Mbështetja ushtarake për Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë është një nga temat kryesore të vizitës së tretë të Scholz në Uashington që nga marrja e detyrës.

Një propozim për një ndihmë të re u paraqit nga Shtëpia e Bardhë në Kongresin Amerikan, ku përfshihen miliarda euro për sigurimin e kufijve amerikanë dhe mbështetjen ushtarake për Ukrainën dhe Izraelin.

Përpjekja legjislative ka bërë disa progres në Senatin e kontrolluar nga demokratët ditët e fundit.

Të premten, Scholz do të pritet në një takim kokë më kokë me Biden në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë. I gjithë udhëtimi do të zgjasë vetëm rreth 24 orë.//a.i./

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakMarrëveshja për sigurimet shoqërore, Rama: Ditë e bukur për familjet shqiptare në Itali


You may also like