BERLIN – Scholz: Ata që sulmojnë hebrenjtë në Gjermani na sulmojnë të gjithëve

by admin
Spread the love



BERLIN, 6 nëntor /ATSH-ANSA/ – Kancelari gjerman Olaf Scholz u bëri thirrje gjermanëve që të “mbronin hebrenjtë” përballë incidenteve të antisemitizmit.

“Kushdo që sulmon hebrenjtë në Gjermani po na sulmon të gjithëve. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të luftojmë për mbrojtjen e hebrenjve në Gjermani, ka të bëjë me guximin civil”, theksoi Scholz

“Ne nuk do të pranojmë antisemitizmin. Ne kemi ligje shumë të qarta: është vepër penale djegia e flamujve izraelitë. Është vepër penale të brohorasësh për vdekjen e njerëzve të pafajshëm. Është vepër penale të bërtasësh slogane antisemite. Autoritetet policore kanë për detyrë të ndëshkojnë këto krime”, shtoi ai.

”Ata kanë mjetet e nevojshme dhe duhet t’i përdorin ato vazhdimisht. Përshtypja ime është se autoritetet policore dhe gjykatat dinë çfarë të bëjnë”, përfundoi apeli i kancelarit. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBasha depoziton në Kuvend projktligjin për vetingun e politikanëve


You may also like