BERLIN – Politikanët gjermanë paralajmërojnë për spiunazhin rus përmes AfD-së

by admin
Spread the love

BERLIN, 13 shkurt /ATSH-DPA/- Politikanët gjermanë kanë paralajmëruar për infiltrimin e institucioneve demokratike dhe spiunazhin nga Rusia përmes anëtarëve të parlamentit të partise së ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

“Për AfD-në, alternativa për Gjermaninë është Rusia autokratike”, tha sot politikani i Partisë së Gjelbër, Konstantin von Notz në Berlin.

“Duhet të shqetësohemi se afërsia e deputetëve të AfD-së me “diktaturat” si Rusia, Kina, Siria dhe Koreja e Veriut nuk është vetëm ideologjike”, tha ai.

“Anëtarët e parlamentit janë të autorizuar të merren me informacione të klasifikuara edhe pa kontrolle sigurie”, tha von Notz, i cili është nënkryetar i grupit parlamentar të të Gjelbërve dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Kontrollit.

“Kjo vlen jo vetëm për Komisionin e Mbrojtjes, por edhe për komisionet dhe organet e tjera të Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit të Gjermanisë, edhe në lidhje me aktivitetet e mundshme spiunazhi”, theksoi ai.

Politikani i partisë opozitare konservatore CDU, Roderich Kiesewetter, tha se AfD vepron në Gjermani si “një zgjerim” i Rusisë dhe si një instrument i luftës hibride.

“Ka gjithashtu indikacione se ambasada ruse po shpërndan përmbajtjen e AfD-së.

“Spiunazhi i mundshëm nuk mund të përjashtohet në këtë drejtim dhe mund të parandalohet ose ndalohet vetëm duke sensibilizuar dhe kontrolluar shërbimet e inteligjencës”, tha Kiesewetter. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like