BERLIN – Mosmarrëveshje në koalicionin qeveritar për gazsjellësin ”Nord Stream 2”

by admin
Spread the love

BERLIN, 19 gusht /ATSH-ANSA/ – Mosmarrëveshje të mëdha brenda Partisë Liberale gjermane, FDP, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar me SPD-në dhe Partinë e Gjelbër, në lidhje me gazsjellësin ”Nord Stream 2”.

Nënkryetari i partisë, Wolfgang Kubicki tha për median gjermane RND se Gjermania duhet të hapë gazsjellësin ”Nord Stream 2”.

”Dhe kjo sa më shpejt të jetë e mundur për të mbushur rezervuarët tanë të depozitimit të gazit për dimër. Nuk ka asnjë arsye për të mos e bërë këtë”, deklaroi Kubicki.

Deklarata është kritikuar ashpër nga disa kolegë partiakë.

Një zëdhënës i liderit të liberalëve dhe ministrit të Financave, Christian Lindner, e konsideroi idenë e Kubickit “të gabuar dhe absurde”.

Qeveria gjermane konfirmon më tej se nuk për synim të hapë gazsjellësin, i cili nuk është përdorur kurrë sepse ai është i bllokuar si kundërpërgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakInflacioni i matur sipas Eurostat, 7.2 % në korrik

You may also like