BERLIN – Morawiecki: Lufta e Rusisë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe BE-së

by admin
Spread the love

VARSHAVË, 3 nëntor /ATSH-PAP/-Rusia po bën luftë jo vetëm kundër Ukrainës, por edhe kundër BE-së, deklaroi sot kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki në një takim të Procesit të Berlinit që synon të çojë më tej integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

“Presidenti rus Vladimir Putin dhe Rusia kanë nisur një luftë kundër Ukrainës, por në të njëjtën kohë është një luftë kundër Evropës, kundër BE-së… ky agresion rus është mjaft i dukshëm, dhe kushdo që pretendon të kundërtën, po mbështet propagandën ruse.

Ai i bëri thirrje BE-së për diversifikimin e burimeve te saj të energjisë në mënyrë që të bëhet e pavarur nga burimet natyrore ruse.

Morawiecki shtoi se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të rrisë nivelet e sigurisë në Evropë pasi tre prej tyre i përkisnin NATO-s.

Në të njëjtën kohë, procesi i integrimit premtoi përfitime për kompanitë polake dhe të gjithë ekonominë kombëtare.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakTrafik kokaine në Portin e Durrësit, shoqërohen 8 persona

You may also like