BERLIN – Ministrat e Jashtëm të G7 i kërkojnë Rusisë të lejojë aksesin e ndihmës humanitare në Ukrainë

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 mars /ATSH-DPA/- Rusia duhet të lejojë që ndihmat humanitare të mbërrijnë në qytetin e rrethuar juglindor të Ukrainës, Mariupol dhe qytetet e tjera të Ukrainës nën sulmin rus, kërkuan sot anëtarët e grupit G7 të vendeve të industrializuara.

“Udhëheqja ruse duhet të sigurojë menjëherë aksesin e ndihmave humanitare që do të dërgohen në Mariupol dhe qytetet e tjera të rrethuara”, thuhet në deklaratën e ministrave të Jashtëm të Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Anëtarët e G7 thanë se do të angazhoheshin për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare, si dhe për t’u siguruar që vendet fqinje me Ukrainën të prekura nga konflikti të marrin ndihmën që u nevojitet. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like