BERLIN – Mijëra protestues sërish kundër ekstremizmit të krahut të djathtë

by admin
Spread the love

BERLIN, 26 janar /ATSH-DPA/ – Më shumë se 25 000 njerëz dolën përsëri në rrugët e disa qyteteve gjermane, të enjten në mbrëmje, për të protestuar kundër ekstremizmit të krahut të djathtë dhe partisë së ekstremit të djathtë ”Alternativa për Gjermaninë” (AfD), pas demonstratave masive gjatë fundjavës.

Sipas raporteve të policisë, të paktën 12 000 pjesëmarrës u mblodhën në Wiesbaden, në landin e Hesses.

Të paktën tre demonstrata me gjithsej 10 000 demonstrues u zhvilluan në North Rhine-Westphalia, 5 000 secila në Hagen, Siegen dhe Mönchengladbach.

Në Rostock, Mecklenburg-Vorpommern, sipas vlerësimeve fillestare të policisë, 6 500 njerëz u mblodhën në qendër të qytetit të enjten për të demonstruar kundër të djathtës.

Organizatorët folën për 9 500 pjesëmarrës, kundrejt 3 000 të regjistruar.

Sipas raporteve të policisë, fundjavën e kaluar në të gjithë Gjermaninë më shumë se 900 000 njerëz demonstruan kundër ekstremizmit të krahut të djathtë dhe për mbrojtjen e demokracisë.

Do të ketë të tjera demonstrata në të gjithë Gjermaninë fundjavën e ardhshme./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like