BERLIN – Manifestues pro palestinezë kërkojnë përfundimin e luftës

by admin
Spread the love



BERLIN, 23 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një manisfestim pro palestinez në Berlin që bën thirrje për t’i dhënë fund luftës në Rripin e Gazës grumbulloi sot disa qindra njerëz.

Demonstruesit marshuan nga Kreuzbergu, i kryeqytetit gjerman, drejt Portës së Brandenburgut në qendër të qytetit nën sloganin “Solidaritet me Palestinën”.

Organizatorët regjistruan një protestë prej 5 000 personash, por policia tha se numri ishte disa qindra.

”Manifestimi vijoi në mënyrë paqësore”, tha një zëdhënës.

Marshuesit mbanin shalle palestineze dhe mbanin pankarta që dënonin bombardimin e Rripit të Gazës si një krim lufte.

Ata bënë thirrje për liri për Palestinën, duke valëvitur flamujt palestinezë.

Një degë e Berlinit e opozitës së majtë ”Die Linke” kishte thirrur protestën.

Ajo i kërkoi qeverisë gjermane të punojë drejt një armëpushimi të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm dhe për heqjen e bllokadës në Rripin e Gazës./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRUSI – Një kandidate pacifiste përjashtohet nga zgjedhjet presidenciale


You may also like