BERLIN – Hoffmann: Dënojmë ashpër deklaratën e Trump për NATO-n

by admin
Spread the love

BERLIN, 12 shkurt /ATSH-DPA/- Deklarata e kandidatit për president në SHBA, Donald Trump drejtuar Rusisë se ajo “mund të bëjë çdo gjë” nëse anëtarët e NATO-s nuk i përmbushnin angazhimet e tyre financiare për mbrojtjen, ka tërhequr kritika të ashpra nga politikanët dhe ekspertët gjermanë.

“Këto deklarata janë të papërgjegjshme dhe madje i japin përparësi Rusisë”, tha sot presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier gjatë një vizite në kryeqytetin qipriot, Nikozia.

“Dhe askush në aleancën tonë nuk mund të ketë ndonjë interes në këtë”, theksoi ai.

Qeveria gjermane e bëri të qartë se vazhdon të mbështetet në një aleancë funksionale.

“Në politikën e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, qeveria gjermane mbështetet në aleancën transatlantike dhe komunitetin transatlantik të vlerave dhe e sheh sigurinë e saj të garantuar në NATO”, tha zëvendëszëdhënësja e qeverisë gjermane, Christiane Hoffmann në Berlin.

Trump, kandidati i supozuar republikan për zgjedhjet e nëntorit, tha në një aktivitet të fushatës në shtetin e Karolinës së Jugut të shtunën se ai do të “inkurajonte” Rusinë “të bënte ç’të donte” nëse vendet e NATO-s nuk do të shpenzonin mjaftueshëm për mbrojtjen.

Ekspertët gjermanë të politikës së jashtme shprehën gjithashtu shqetësimin e tyre.

“Në politikën e saj të sigurisë dhe mbrojtjes, qeveria gjermane mbështetet qartë në aleancën transatlantike dhe komunitetin transatlantik të vlerave dhe e sheh sigurinë e saj të garantuar në NATO”, shtoi ajo. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like