BERLIN – Gjermania zgjat kontrollin mbi rafinerinë “Rosneft” në pronësi të Rusisë

by admin
Spread the love



BERLIN, 7 mars /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka vendosur të mos shpronësojë për momentin aksionet e kompanisë shtetërore ruse “Rosneft” në tre rafineri gjermane.

Synimi është që “Rosneft” të shesë vullnetarisht aksionet e saj, në veçanti pjesën më të madhe të aksioneve në rafinerinë e madhe PCK, e vendosur në qytetin lindor të Schwedt në kufirin me Poloninë, e cila furnizon me karburant pjesën më të madhe të Gjermanisë verilindore.

Dy degë gjermane të “Rosneft” zotërojnë një shumicë prej 54% të aksioneve në rafinerinë PCK. “Rosneft” gjithashtu ka aksione të pakicës në dy rafineri të tjera në shtetet jugore të Baden-Württemberg dhe Bavarisë.

Në total, grupi rus kontrollon kështu rreth 12% të kapacitetit gjerman të përpunimit të naftës bruto.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama në Kavajë: PS, vullnet për të risjellë në jetë çka të tjerët kanë shkatërruar
Artikulli tjetërERE miraton çmimin e blerjes së energjisë elektrike nga burimet fotovoltaike


You may also like