BERLIN – Gjermania zgjat kontrollet përgjatë kufijve çekë, zviceranë dhe polakë

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 shkurt /ATSH-DPA/- Gjermania do të zgjasë kontrollet e përkohshme kufitare përgjatë kufijve të vendit me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën deri të paktën në mes të qershorit.

Ministria e Brendshme e Gjermanisë njoftoi zyrtarisht Komisionin Evropian për vendimin, i cili ishte pritur gjerësisht.

Ministrja e Brendshme, Nancy Faeser tha javën e kaluar gjatë një vizite në Pragë se zgjatja e kontrolleve kufitare ishte shumë e mundshme.

Faeser përmendi migrimin e parregullt të vazhdueshëm dhe përpjekjet për të ndaluar trafikantët e qenieve njerëzore për zgjerimin e kontrolleve kufitare.

“Kjo është e nevojshme për të ndaluar biznesin e paskrupullt të kontrabandistëve të njerëzve dhe për të kufizuar migrimin e parregullt”, tha Faeser.

Të katër vendet janë anëtarë të zonës së lëvizjes së lirë Shengen, që do të thotë se normalisht nuk ka kontrolle të rregullta kufitare dhe vetëm kontrolle të rastësishme shumë të kufizuara.

Por, Gjermania ka kërkuar vazhdimisht kompetenca të përkohshme për të forcuar kontrollet kufitare në vitet e fundit për të kontrolluar fluksin e emigrantëve dhe azilkërkuesve.

Kontrolle të ngjashme kufitare u rivendosën përgjatë kufirit të Gjermanisë me Austrinë në 2015 dhe mbeten në fuqi.

“Që nga 16 tetori, policia federale gjermane ka zbuluar pothuajse 23 000 hyrje të paautorizuara si pjesë e kontrolleve të kufirit të brendshëm me katër vendet”, tha ministria. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like