BERLIN – Gjermania regjistron mbi 1 milion refugjatë ukrainas

by admin
Spread the love

BERLIN, 7 tetor /ATSH-DPA/-Mbi 1 milion ukrainas janë larguar në Gjermani që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt, sipas Ministrisë së Brendshme gjermane.

“Deri më tani, janë regjistruar gjithsej 1 002 763 persona në vend”, tha ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser për T-Online.

Të dhënat e fundit nga zyra e statistikave të BE-së “Eurostat” treguan se Polonia kishte pranuar një numër të madh refugjatësh ukrainas që ikën nga pushtimi rus në gusht (67 280), e ndjekur nga Gjermania (62 140).

Ndërkohë, rreth 9 715 ukrainas u regjistruan në Rumani, e ndjekur nga Franca me 6 410 dhe Spanja me 6 165 refugjatë që kërkonin mbrojtje.

Krahasuar me muajin e kaluar, numri i refugjatëve ukrainas që mbërritën në Poloni u rrit me 9 990, sipas “Eurostat”, një fluks në rritje u regjistrua gjithashtu në Francë dhe Rumani.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like