BERLIN – Gjermania ofron 200 milionë euro shtesë në ndihmë të Afganistanit

by admin
Spread the love



BERLIN, 31 mars /ATSH-DPA/- Gjermania do të ofrojë një ndihmë shtesë humanitare prej 200 milionë eurosh(223 milionë dollarë) për Afganistanin, njoftoi sot ministrja e Jashtme Annalena Baerbock gjatë një konference online.

“Kriza humanitare që po përjeton popullsia afgane është një nga më të rëndat në botë”, tha Baerbock.

Në të njëjtën kohë, Baerbock u bëri thirrje militantëve islamikë në pushtet në Afganistan, talebanëve që të ofrojnë akses për punonjësit e ndihmës humanitare dhe të garantojnë sigurinë e tyre.

Ministrja e Jashtme Baerbock tha se ishte e papranueshme që Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP) nuk ishte aktualisht në gjendje të furnizonte me ushqim provincat e Kabulit, Kandaharit dhe Ghorit. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBRUKSEL – NATO kërkesë zyrtare Danimarkës për trupa shtesë në vendet baltike


You may also like