BERLIN – Gjermania jep dritën jeshile për të ofruar ndihma për Gazën

by admin
Spread the love



BERLIN, 13 mars /ATSH-DPA/- Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka dhënë miratimin që forcat ajrore të vendit të hedhin nga ajri ndihmat e nevojshme urgjente në Rripin e Gazës, duke iu bashkuar disa vendeve të tjera që kanë ofruar ndihma në territorin e rrethuar palestinez.

Pistorius nënshkroi sot një urdhër përkatës për forcat e armatosura të Bundeswehr-it.

Kjo vjen pasi ushtria gjermane konfirmoi se po bëhen përgatitje për të hedhur ndihma në Gaza duke përdorur aeroplanët transportues C-130 të stacionuar në Francë.

Forcat ajrore franceze tashmë kanë nisur të hedhin nga ajri ndihmat në Gaza.

Urdhri parashikon që Gjermania t’i bashkohet nismës së Jordanisë për të furnizuar banorët e Gazës me ndihmë nga ajri.

Sipas organizatave të ndihmës, situata në Gaza, një brez bregdetar i ngushtë dhe me popullsi të dendur, po bëhet gjithnjë e më i dëshpëruar.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRingrihet Akademia e të Rinjve të Shqipërisë, 9 kandidatë fitues


You may also like