BERLIN – Gjermania heq tarifën e gazit në mbështetje të financave të importuesve

by admin
Spread the love

BERLIN, 29 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria gjermane ka miratuar sot heqjen e një tarife për gazin që kishte planifikuar të vendoste ndaj konsumatorëve, për të parandaluar falimentimin e importuesve të gazit përballë vendimit të Rusisë për të ndërprerë dërgesat e gazit në vend.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ministri i Ekonomisë, Robert Habeck dhe ministri i Financave, Christian Lindner, të cilët i përkasin një prej tre partive në koalicionin qeverisës, njoftuan së bashku sot vendimin, ndërsa shtuan se do të vendosej një kufi për çmimin e gazit.

Në vend të taksës së gazit, qeveria do të krijojë masa të tjera për të mbështetur financat e importuesve të gazit që po luftojnë për të paguar energjinë që nuk ofrohet më nga Rusia.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakManastirliu: Shqipëria përmirësim të kuadrit ligjor për parandalimin e dhunës

You may also like