BERLIN – Faeser: Udhëheqësit myslimanë të luftojnë antisemitizmin

by admin
Spread the love

BERLIN 21 nëntor /ATSH-DPA/ – Ministrja gjermane e Brendshme Nancy Faeser u ka bërë thirrje organizatave myslimane që të mbajnë një qëndrim më të rreptë kundër antisemitizmit përpara Konferencës Gjermane të Islamit (DIK).

“Është gjithashtu përgjegjësi e shoqatave të mëdha islamike në Gjermani që të flasin me zë të lartë dhe qartë kundër urrejtjes ndaj hebrenjve dhe armiqësisë ndaj Izraelit”, tha ajo për gazetën “Funke Mediengruppe”.

“Shoqatat e mëdha islamike duhet të ndihmojnë për të siguruar që pakënaqësia antisemite të mos përhapet më tej”, tha Faeser.

Ajo tha se do të dëshironte të shihte një qëndrim më të qartë nga disa shoqata në këtë drejtim.

“Tani për tani, ne duhet të diskutojmë mënyrat për të luftuar antisemitizmin, një temë e Konferencës së Islamit gjerman”, shtoi ajo.

Megjithatë, Faeser e bëri të qartë se muslimanët në Gjermani në asnjë rrethanë nuk duhet të bëhen përgjegjës për terrorin islamik”.

“Ne po ndërmarrim veprime të ashpra kundër islamistëve, jo kundër Islamit. Ky diferencim është i një rëndësie të madhe”, tha ajo.

“Çdo përgjithësim është i gabuar dhe çon në ndarje dhe përjashtim. Një dyshim i tillë i përgjithësuar i rremë çon në një armiqësi të re ndaj myslimanëve, që është gjithashtu një problem madhor në vendin tonë dhe të cilin po e trajtojmë po aq qartë në Konferencën Islame Gjermane”, tha ministrja gjermane.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like