BERLIN – Baerbock: Pasojat e ndalimit të importit të naftës ruse të shqyrtohen me kujdes

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

BERLIN, 8 mars /ATSH-DPA/- Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock ka përshëndetur vendimin e SHBA-së për të ndaluar importet e naftës ruse, duke bërë të qartë gjithashtu se ajo nuk ishte në favor që Gjermania të ndiqte të njëjtin shembull.

“Për ne, gjithmonë lind pyetja kur vendosim sanksione: Sa kohë mund t’i mbajmë ato?”, tha Baerbock për “Bild Live”.

“Një e treta e importeve tona të naftës vijnë nga Rusia. Nëse do t’i ndalonim ato menjëherë, atëherë nuk do të mund të lëviznim nëpër Gjermani brenda pak ditësh”, shtoi ajo.

“Nuk do të kishte kuptim të merrej një vendim për të ndaluar importin e naftës tani dhe, pas tre javësh ta shfuqizosh atë pasi vendi e ka të pamundur ta përballoj”, tha Baerbock.

“Por është e rëndësishme që amerikanët dhe kanadezët të ndërmarrin këtë hap tani”, tha ajo, duke shtuar se “ne vetë në Gjermani … nuk prodhojmë shumë naftë”.

“Unë do t’i ndaloja menjëherë importet nëse ky vendim do të ndalonte këtë luftë. Por ajo që duhet të marrim parasysh janë pasojat që do të na godasin rëndë edhe neve”, tha Baerbock.

Ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock tha se tani është e nevojshme të sigurohet që presidenti rus Vladimir Putin të jetë “i izoluar në maksimum”, duke shtuar se “ne po përpiqemi të bëjmë gjithçka që mundemi për ta ndaluar këtë luftë”. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like