BERLIN – Baerbock: Deklarata e Lavrov një propagandë

by admin
Spread the love

BERLIN, 22 korrik /ATSH-AA/- Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock e përshkroi justifikimin e mundshëm të Rusisë për të fituar më shumë territor në Ukrainë si propagandë.

Në një intervistë për “Deutsche Welle”, Baerbock komentoi deklaratën e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov i cili tha se do të zgjeroheshin objektivat gjeografike të vendit të tij.

“Ata thonë se këtë herë është për shkak të mbështetjes ushtarake që Perëndimi po i ofron Ukrainës. Megjithatë, ata kanë sulmuar Kievin dhe pjesë të tjera të Ukrainës në të kaluarën. Pra, kjo është thjesht një propagandë e re nga pala ruse”, tha Baerbock.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 22/7/2022

You may also like