BERLIN – Arrestohet ish-terroristja e ekstremit të majtë të RAF, Klette

by admin
Spread the love



BERLIN, 27 shkurt /ATSH-DPA/- Policia në Berlin ka arrestuar Daniela Klette, një ish-terroriste e ekstremit të majtë nga Fraksioni i Ushtrisë së Kuqe (RAF), sipas burimeve të sigurisë.

Autoritetet kanë qënë në kerkim të anëtarëve të arratisur të RAF, të njohur gjithashtu si grupi “Baader-Meinhof”, për dekada me rradhë.

Autoritetet akuzojnë 65-vjeçaren Klette dhe kolegët e saj Burkhard Garweg dhe Ernst-Volker Staub për tentativë per vrasje dhe një seri grabitjesh të mëdha midis viteve 1999 dhe 2016.

Autoritetet thanë se RAF është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 30 individëve dhe plagosjen e të paktën 200 personave të tjerë.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakArkivi i Filmit, kujdes të veçantë ndaj shiritit filmik 35 mm


You may also like