Berisha: Ukraina s’ka nevojë për ndihmën tonë – mos të jemi entuziastë, mund të rrezikohemi në çdo moment

by admin
Spread the love

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha në një prononcim për Ekonomia Online vlerëson se Fondi i Sigurisë është i rëndësishëm për mbrojtjen e ushtrisë.

Berisha foli edhe për sigurinë në veri, duke shtuar se Kosova është e
orientuar kah Amerika, por që duhen veprime konkrete nëse ndodh ndonjë incident
që mund të cenoj sigurinë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të kontribuojnë në Fondin për
ushtri domethënë fondin e sigurisë. Mirëpo ai fond është për mbrojtjen e
Kosovës, për furnizimin e ushtrisë së Kosovës. Se a ka nevojë ushtria me pas
fond”.

“Po ka shumë dhe besoj se duhet të njëqindfishohet në mënyrë që të kemi kapacitet
mbrojtës të mjaftueshëm për mbrojtjen e fëmijëve tonë dhe pasurisë tonë. Në zhvillimet
që kanë ndodhur mund të ndodhë gjithçka. Situata tani nuk është as në dorën
tonë më. Është një luftë që po ndodh atje, një agresion i tmerrshëm që po bënë
Rusia ndaj Ukrainës”.

Berisha theksoi se Ukraina nuk ka nevojë për ndihmë sepse e ka mbështetjen
e vendeve  perëndimore.

Madje sipas tij, duhet ta ruajmë entuziazmin për vendin tonë sepse mund të rrezikohemi në çdo moment, raporton EO.

“Ne jemi në bllokun e NATO-s. Orientimi jonë është perëndimor dhe jemi me
Amerikën dhe na duhet me marr veprime. Normalisht duhet ta mbrojmë edhe vendin.
Unë shoh një entuziazëm të madh të qytetarëve të Kosovës për të shkuar në Ukrainë
për të luftuar. Këtë entuziazëm është mirë për të ruajtur për vendin tonë sepse
jemi të rrezikuar për vete”.

“Ukraina e ka mbështetjen e të gjitha shteteve perëndimore po ndihmohet. Ne duhet të kemi interesim me shtuar fondin tonë dhe me mbrojt veten tonë”, tha Berisha.

You may also like