Berisha sulmon Yuri Kim: Nuk vepron si përfaqësuese e Biden

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish për qëndrimin e ambasadores Yuri Kim ndaj tij. Berisha tha se ambasadorja e SHBA në Tiranë po sillet si guvernatore dhe nuk do pajtohet kurrë me veprimet e saj.

“Ju garantoj se e kam shumë të qartë dhe kam respekt të madh me ambasadoren kur vepron në përputhje me përfaqësimin e Joe Biden. Por nuk pajtohem kurrë kur ajo vepron si guvernatorë. Pavarësisht se kë përfaqëson në kundërshtim me konventën e Vijenës unë do e kundërshtojë dhe denoncojë”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se Yuri Kim vijon të mbështesë qeverinë dhe të veprojë kundër opozitës.

“Politikat e SHBA në Tiranë pa asnjë diskutim synojnë mbështetje për këtë vend. Por nuk pajtohem me qëndrimet e guvernatores dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për qeverinë e Edi Ramës. Veprime të mirëfillta anti-opozitare. Shqiptarët duhet të jenë partnerë besnik të SHBA por sovran dhe që vendosin me liri”, tha Berisha.

You may also like