Berisha për Ramën: Shëtit me avion në dispozicion, do i bëjmë vetingun e Surrelit

by admin
Spread the love

Kreu i PD Sali Berisha, gjatë një takimi me pjesëtarë të stafeve akademike në vend ka akuzuar Kryeministrin Rama për përfitime të padrejta, ndërsa ju referua banesës së tij në Surrel.

Berisha tha ndër të tjera se Rama shtëtit mer avion në dispozicion dhe pohoi se Rama ka firmosur qindra milionë euro, absolutisht vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato.

“Do i bëjmë ne vettingun e Surrelit atij”, tha Berisha ndër të tjera.

“Ne së bashku, duhet të bëjmë gjithçka për shpëtimin e Arsimit të Lartë dhe shoqërisë shqiptare. Ne jemi të bashkuar këtu, na bashkojnë mendimet, idealet tona. Duhet të bëjmë gjithçka që të jemi gjithnjë e më shumë, sepse ky po ndjek një politikë absolutisht kundër elitës së kombit.

Në vend që të adresojë politikat e mëdha me të cilat përballet, i kërcënon si në diktaturë, do ju bëjmë vettingun. Do i bëjmë ne vettingun e Surrelit atij. E mori detyrën e kryeministrit me saraje 570 metra pa asnjë faturë, me gënjeshtra. Do ja bëjmë vettingun, pas asnjë diskutim. E shoqja thotë se e ndërtuam me para të ‘Kurbanit’, vetë thotë me të emigracionit. 5 mijë metra e ka parkun dhe ky flet për pedagogët.

Bën ky moral. Ka firmosur qindra milionë euro, absolutisht vetëm për xhepin e tij dhe grupit kriminal me të cilin i ka ndarë ato. Nuk ka kryeministër në botë ti lejojë vetes të blejë instalacion 4 mln euro në oborr se i pëlqen atij për të qetësuar xhepin dhe sytë.

Nuk ka kryeministër të një vendi si ky që shëtit me avion në dispozicion, 150-300 mijë euro udhëtimi. Pra ky tani do të shesë dhe moral”, u shpreh Berisha.

You may also like