Berisha para duelit ndaj Genoa: E dija se do vinte momenti, duhet të isha gati

by admin
Spread the love

Etrit Berisha ishte fantastik në ndeshjen kundër Interit, ndërkohë që është sërish titullar. Këtë herë ndaj Genoa, në duelin e tretë radhazi me fanellën e Torino.

Kapiteni i Shqipërisë, para sfidës kundër ekipit të drejtuar nga Blessin, ka folur për Sky Sport: “Për mua ka qenë gjithmonë e rëndësishme të jem gati.

Është gjithashtu e rëndësishme për mua të luaj në këtë ekip. Trajneri është ai që vendos dhe e dija se shansi im mund të vinte.

Si çdo lojtar unë përpiqem të jap më të mirën time. Gjithmonë përpiqemi të japim maksimumin në stërvitje dhe më pas të kem shansin të luaj në fundjavë”.

Në Itali Berisha është aktivizuar për herë të parë me skuadrën e Lazio, për të veshur më pas edhe fanellën e Atalanta dhe SPAL. / oversport.tv

You may also like