“Berisha nuk i dorëzonte kurrë të vetët”, Nano befasohet nga lëvizja e kryeministrit Rama

by admin
Spread the love

Qëndrimin e kryeministrit Edi Rama në lidhje me personat e përfshirë në aferën e inceneratorëve, analisti Mustafa Nano e cilësoi një risi në sjelljen e tij.

Nano tha se ish-kryeministri Berisha nuk i dorëzonte njerëzit e vet, duke sjellë rastin e Gërdecit.

“Kjo deklaratë e nxjerr zbuluar Ramën, por te ana tjetër që e ka distancuar veten dhe ka kërkuar të hetohet dhe të mbahet përgjegjësi, shoh risi në sjelljen e Ramës. Kryeministrat nuk e kanë bërë këtë. Berisha nuk i dorëzonte kurrë të vetët. Ky po ekspozon një lloj risie në sjelljen kryeministrore, ndërsa ky po thotë hetoni, hetoni. Kjo është një gjë e mirë. Berisha nuk i dorëzon të vetët. Nuk i dorëzon kurrë. Si p.sh. ngjarja e Gërdecit. Nuk u hetua, ose u hetua siç donte Berisha”, tha Nano për MCN Tv.

You may also like