Berisha në PD e Rama në PS, partitë ndezin ‘motorët’ e zgjedhjeve, zbardhen detajet e fundit

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në seli Kryesinë e Partisë Socialiste. Në hyrje të godinës së PS janë parë të deleguarit në 12 qarqet e vendit, të cilët do të koordinojnë punën për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në të njëjtën kohë me këtë lëvizje të Edi Ramës, kryetari i PD, Sali Berisha mësohet se ka thirrur në seli shtatë kandidatët që do të garojnë në primare për Bashkinë e Tiranës.

Mësohet se ata kandidatët e primareve për bashkinë më të madhe të vendit do të këshillohen nga Sali Berisha, për parimet e garës së tyre, për të mos sulmuar njëri-tjetrin. Po ashtu, më herët Berisha ka thënë se deputetët që do dalin kandidatë pas primareve, do lënë mandatin.

You may also like