Berisha i ashpër me Yuri Kim pas njohjes si kryetar të PD-së Aliebeajn, reagon Erion Braçe dhe godet Grupin e Rithemelimit: Pse ulërini sot?

by admin
Spread the love

Ambasadorja e SHBA Yuri Km, zhvilloi sot një takim me Enkelejd Alibeaj në Kryesinë e Kuvendit. Më vonë në Tëitter, ajo shkroi se e njihte Alibeajn si kryetar të komanduar të PD dhe kryetar të Grupit Parlamentar.

Kjo bëri që Partia Demokratike e Sali Berishës të reagonte ashpër ndaj ambasadores. Deputeti Edi Paloka e konsideroi atë si turp dhe shkelje të ligjeve të vendit. Sipas tij, Yuri Kim nuk njihte vendimin e Gjykatës së Tiranës, e cila njohu Statutin e Berishës të datës 11 dhjetor.

Për këtë, ka reaguar dhe deputeti socialist Erion Braçe. “Ne fillim thane; Nuk e njohim ambasadoren, as sekretarin Blinken, as presidentin Biden; Ne marredhenien e kemi me Republikanet! Atehere pse ulerini sot? Ju si njihni keta, ç’keni?!”, shkruan ai.

You may also like