Berisha heq dyshimet dhe zbardh skenarin, ja si do vijojë aksioni i fuqishëm politik

by admin
Spread the love

Sali Berisha pasi doli nga prokuroria ku dha shpjegime përreth dy orë. “Do të ketë takime të dy llojeve”,- u shpreh Berisha në një deklaratë për mediat.

Ish kryeministri njoftoi takim të dielën me demokratët e Shkodrës në orën 11:00 para pallatit të Sportit, ndërsa teksa u pyet lidhur me vijueshmërinë e aksionit politik ai u shpreh se foltoret ishin mbyllur me Kuvendin dhe se tani e tutje do të kishte vetëm takime me tryeza të rrumbullakta dhe protesta të fuqishme.

Deklarata e Berishës:

“Foltorja u mbyll me Kuvendin, Tani do ketë takime të dy llojeve, do të ketë takime të fuqishme me ta në funksion të përgatitjes për protesta të fuqishme. Nuk mundet kurrë të pajtohet ky popull me kufoma politike që u vjen era në të gjithë Europën. Nuk mundet të pranojë lidhjet e qeverisë me krimet. Do ketë tryeza të rrumbullakta në të cilat do elaburohen mendime për fusha të ndryshme. Pa asnjë lloj dyshumi selia do u rikthehet demokratëve.”-shprehet Berisha.

You may also like