Berisha: Edvini dhe Lul Brava duan t’ia marrin zemrën Durrësit, 12 mijë familje pa bukë

by admin
Spread the love

Ish kryeministri,Sali Berisha në një takim në Durrës, ku ka prezantuar kandidatin për kryebashkiaku, Ardian Muka, ka hedhur sërish akuza ndaj Edi Ramës dhe Lulzim Bashës.

Po u pret kafshatën 12 mijë familjeve që ushqeheshin në Port, për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh. U tha për Emarin, por tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për të larë miliarda para te pista“, tha Sali Berisha në fjalën e tij përpara qytetarëve të Durrësit.

Sipas tij, qeverisja e Vangjush Dakos dhe Edi Ramës e ka kthyer Durrësin në kryeqytetin e betonit.

Qeverisje që e shndërroi Durrësin në kryeqytetin e betonit. Kjo qeverisje zhvilloi në Durrës një prej mafiave më të rrezikshme, që ky qytet nuk e meriton. Durrësi ka parë ndër shekuj perandori dhe hordhi të huaja. Asnjëra prej tyre nuk ka menduar të ja heq portin qytetit. Porti dhe qyteti janë si trupi me zemrën, të lidhur me njëri tjetrin.
Kjo qeveri në mënyrë më të papërgjegjshme, pas një nga aferat më të mëdha të Europë, duke prerë kafshatën e mbi 12 mijë familjeve që ushqeheshin në Port, për të shndërruar 800 mijë metra katrorë në një zonë ndërtimesh. U tha për Emarin, por tani del për Edvinin dhe Lul Bravën, për të larë miliarda para te pista. T’ia presin me sëpatë 3 mijë vite histori. Babëzia, lukunia nuk ka fund te këta njerëz. Nuk ka qëndrim më armiqësor ndaj qytetarëve të Durrësit dhe shqiptarëve“, deklaroi Sali Berisha në Durrës.

You may also like