Berisha e Vojvoda eliminohen nga Kupa e Italisë

by admin
Spread the love

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, dhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, janë eliminuar nga Kupa e Italisë. Berisha kompletoi ndeshjen, ndërsa Vojvoda ishte në bankë rezervë. 

Të enjten në mbrëmje, Torino humbi ndeshjen e 1/16 së finales së Kupës së Italisë në udhëtim te Sampdoria me rezultatin 2:1.

Fabio Quagliarella e mposhti portierin Berisha nga penalltia në minutën e 16-të të ndeshjes.

Nga 11-të metra në minutën e 54-të shifrat i barazoi Rolando Mandragora i mysafirëve, por sulmuesi Valerio Verre, pas një ore lojë, shënoi për mrekulli dhe e kualifikoi tutje Sampdorian.

Në raundin tjetër të garës që luhet në janar, Sampdoria do të luajë kundër Juventusit.

You may also like