Berisha bën komentin epik për fjalimin e Ramës në KiE

by admin
Spread the love

Kryetari i PD, Sali Berisha e ka cilësuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Europës lidhur me raportin e Dick Marty që akuzon për krime të rënda UÇK, si fjalim të një diktatori.

Berisha tha në emisionin “Opinion”, se Rama ka thyer rregullat në Këshillin e Europës pasi zgjati fjalimin, gjë e cila sipas tij, e ka bërë lideri i Bjellorusisë, Lukashenko apo ish-lideri i Libisë, Gadafi.

Kryedemokrati tha se për shkak të fjalimit të tij përfaqësuesit e shteteve në Këshillin Europain bojkotuan darkën e ftuar nga kryeministri Rama.

“Dita e turpit për Shqipërinë se me fjalën e tij përfaqësuesi i qeverisë shqiptare shkaktoi bojkotin e darkës së tij. Ata janë përfaqësues të vendeve mike, ata bojkotuan anëtarë të NATO dhe të Këshillit të Europës, sikur të ishte Lukashenko apo Gadafi. Rama foli aty në mënyrë absolute si njëri prej këtyre të dyve. Vetëm diktatorët thyejnë ligjet. Njeriu i vetëm që tejkalonte kohën ishte vetëm Lukashneko në Europë dhe në OKB e bënte Gadafi, Kastroja dhe këta të Iranit. Nuk e bën kurrë një lider se kanë program tjetër. Të shkosh në Strasburg, në qoftë se shkove me qëllim që ti heqësh një njollë Shqipërisë e drejtë, ne kemi një njollë të padrejtë nga Dick Marty. Ky shkoi si të ishte Enver Hoxha në Bukuresht.”,-tha Berisha.

You may also like