Berisha: Basha u nis tre herë për në SHBA por u kthye pasi kishte probleme

by admin
Spread the love

Kreu i Partisë Demokratike i ftuar në “Çim Peka Live” deklaroi se Lulzim Basha është nisur tre herë drejt SHBA-ve dhe të treja herët është kthyer nga rruga.

Sipas tij në të treja rastet Bashës i kanë thënë që nëse shkon në SHBA do të kishte probleme.

I pyetur rreth vizitës së Bashës pak ditë më parë në SHBA, Berisha tha se m und të ketë lobuar dhe mund t’i ketë mbyllur problemet që ka pasur.

“Tre nisjet e tij për rrugë janë kthyer në mes, ka dëshmitarë. Kanë dalë ta presin në aeroport, kanë prenotuar limuzinën dhe u është thënë se po të vijë këtu ka këto probleme. U nis me Gjekmarkajn në Romë dhe është kthyer pasi është njoftuar. Ka ndodhur në Vjenë, është nisur përsëri për të shkuar. Mund të ketë lobuar dhe ka mbyllur problemet, nuk e di. Por këto janë të gjitha të vërteta dhe nuk i ka mohuar. Se ça thonë lajmet nuk kam asnjë njoftim“, u shpreh Berisha.

Gazetari: A mund të jetë Lulzim Basha pendito i amerikanëve? Sa e rrezikon Sali Berishën?

Sali Berisha: Zero. Ai e ka bërë dëmin, me ato që ka thënë se ky më dikton çdo vendim. Tani është aty ku është, çdo lloj fantazie mund të krijojë është e barabartë me zero, turpëron atë të cilin po përpiqej me të, një dëshmitar të rremë. Por unë nuk besoj se zbrezin në një nivel të tillë, se dëshmitari më i pavyer se ai nuk ka. Zero.

You may also like