Bëri shqiponjen në ndeshjen ndaj klubit serb, futbollistja shqiptare merr dënim të rëndë nga Federata e Serbisë

by admin
Spread the love

Klubi Futbollistik i Vajzave i vetmi në komunën e Preshevës po rrezikon të shuhet!

Klubi Preshevë-Bujanoc është dënuar me një shumë prej 350 mijë dinarë nga Federata e Futbollit të Serbisë, duke bërë kështu që klubi ta rrezikojë shuarjen.

Por, si erdhi deri tek dënimi?

Dënimi erdhi pasi lojtaret serbe nga klubi i Pirotit provokuan dhe pas shënimit të golit si kundërpërgjigje futbollistja e Klubit Preshevë – Bujanoc ka bërë simbolin e shqiponjës.

“Po ne ishim duke udhëhequr me rezultat 4- 1 një lojtare nga klubi i Pirotit ia ngriti tre gishtërinjt prandaj lojtarja jonë kur shenoi golin e peste ja bëri në kundërpërgjigje shqiponjën” – kanë thënë për Insajderin Kryetari i KFF Preshevë – Bujanocit, Sherif Luzha.

Federata Serbe  e futbollit poashtu ka suspenduar futbollisten që e bëri shqiponjen me një dënim mjaft të rëndë.

“Futbollistja jonë është dënuar me 2 vite moslojë dhe me një vit suspendim për të mos e udhëhqur ekipin” – tha Junuzi për Insajderin.

Klubi ka bërë thirrje donatorëve që ta ndihmojnë për ta shlyer këtë borxh, pasi vet nuk kanë mundësi ta bëjnë.

“Nuk janë mbledhur ende mjete që ne mundemi e pagu dënimin. Ne ju kemi bërë kërkesa komunave që të na ndihmojnë por nuk kemi përgjigje.

Më poshtë numri i xhirollogarisë për ta ndihmuar klubin.

SWIFT/BIC: KOBBRSBG

Name Bank: Komercijalna Banka AD Beograd

IBAN/ Account number: RS35205903102816191920

Name: Futboll për Femra PB

City/Country: Presevo, Republic of Serbia

/Insajderi.org

You may also like