Bëri serish gabim që tha se njohja reciproke të vij si epilog (VIDEO)

by admin
Spread the love

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhkua, ka komentuar takimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, me emisarin special Gabriel Escobar.

Në këtë takim, Haradinaj tha se “ripërsërita përkushtimin tonë për Marrëveshje Gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme, e cila ka epilog njohjen reciproke”.

Por, për Manxhkuën, duke cituar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, kjo qasje është e gabueshme.

Në seancën e 25 shkurtit të këtij viti, në fjalën e tij, kryeministri i vendit, Albin Kurti, i kishte bërë thirrje opozitarëve që të mos flasin për njohjen e ndërsjelltë me të cilën përfundon procesi, apo “marrëveshje ligjërisht të obligueshme e cila ka epilog njohjen reciproke”.

Sipas Kurtit, kjo është gabim dhe e dëmton pozicionin negociator me këto konstatime.

Ai tha se në bisedimet me Serbinë, nuk është më njohja në fund si epilog, por në qendër.

 

You may also like