“Bëra veprim të turpshëm”, Tani kërkon largimin, Luizi mundohet ta qetësojë

by admin
Spread the love

Tan Brahimi u komunikoi banorëve se ka kërkuar që sot të dalë nga shtëpia e Big Brother. Ai tha se këtë vendim e mori pas debatit që ndodhi me Valbonën, kur ajo nisi të qante dhe askush nuk reagoi.

Tani e cilësoi veprimin e tij si shumë të turpshëm, ndaj komunikoi me Vëllain e Madh për tu larguar nga shtëpia.

Sipas tij, ai nuk u bë pjesë e këtij formati për të dalë jashtë karakterit të tij dhe se nuk përshtatet dot me disa situata.

Luizi e pyeti Tanin se pse e mori këtë vendim dhe ky i fundit tha se brenda në shtëpi i është prishur “terezia” me disa gjëra. Ai i tha Tanit se me këtë gjë që po bën nuk po tregon burrëri.

You may also like