Beqaj e dënon kërcënimin me atentatin ndaj Kurtit: Lajm i vjetër, përpjekje për t’i mbuluar problemet

by admin
Spread the love

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hajdar Beqa në një
prononcim për Shqip ka kërkuar që organet e drejtësisë të merren me
rastin e kërcënimit me atentat ndaj kryeministri Albin Kurti.

Ai ka dënuar këtë rast duke e quajtur këtë lajm të keq, por edhe të vjetër,
ngase sipas tij aktivizimi në këtë kohë i konvenon Qeverisë për të
shpërqendruar vëmendjen nga problemet reale.

“Unë realisht nuk mund ta komentoj më shumë se me dënuar një veprim të
tillë varësisht se nga kush janë bërë motivet si të rastit Kurti, Haliti apo
zotëri Hoxhaj”.

“Të gjithë këto lajme janë të këqija dhe mendoj që organet e sigurisë duhet
ta bëjnë punën e vet. Mendoj që është një lajm i vjetër po tani po i duhet Qeverisë
në problemet që i ka Kosova me aktivizuar si lajm dhe besoj qe nuk ka ndonjë
risi këtu”.

“Kjo nuk është çështje e jona por atyre po u hynë ne punë në këtë rast
qeverisë aktuale që me humb orientimin në fokusin e qytetarëve te greva, te
kriza me energjinë, tek rritja e çmimit, te dialogu dhe shumë çështje tjera.
Mendon se me këtë punë duhet të merren organet e sigurisë”, tha Beqaj.

Qeveria të hënën ka konfirmuar se ekzistonte një plan për atentat ndaj
kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në vitin 2021.

Pjesë e atentatit të vitit 2021 ishte planifikuar të ishin edhe deputeti
Xhavit Haliti dhe ish-pjesëtari i UÇK-së, Ismet Haxha.

You may also like