Benzema ia dhuron fitoren Real Madridit ndaj Rayo Vallecanos

by admin
Spread the love

Real Madridi ka fituar me mund ndaj Rayo Vallecanos si mysafir me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 26-të në La Liga.  

Ndeshja nisi me të dy skuadrat që kishin nga një rast të mirë, fillimisht me Sergio Guardiolan që rrezikoi për vendasit në minutën e 18-të.

Pas tij ishte Sergio Asensio që kishte rast të mirë për të shënuar, por portieri Luca Zidane ishte në vend.

Në minutën e 39-të Casemiro gjeti golin, por që u anulua nga VAR. Krejt në fund të pjesës së parë ishte Karim Benzema që rrezikoi por pa sukses, pasi Zidane priti edhe gjuajtjen e tij.

Real Madridi iu gëzua fitores së 18 sezonale që e mban në vendin e parë me 60 pikë.

You may also like