Bentancur lëndohet përsëri – Shqip

by admin
Spread the love

Tottenham është duke u përballuar me Aston Villan në kuadër të Premier Leagues.

Rodrigo Bentancur u detyrua të largohet nga ndeshja, pas një ndërhyrjeje nga Matty Cash i Aston Villas.

Uruguaiani që nga shkurti ka qenë i lënduar dhe ishte për herë të parë në formacionin fillestar për Tottenhamin pas nëntë muajve, kur iu desh të linte fushën pas vetëm gjysmë ore lojë.

Spurs janë pa nëntë lojtarë të ekipit të parë, pa përfshirë Bentancurin.

Sezonin e kaluar, Bentancur ishte një nga lojtarët më të mirë përpara dëmtimit, por kur u largua nga fusha duke u zënë vendin e tij nga Pierre-Emile Hojbjerg.

Tottenham është duke barazuar 1:1 me Aston Villan. /Lajmi.net/

You may also like