Benfica vulos kualifikimin për 45 minuta, Maccabi dhuron surprizën e mbrëmjes

by admin
Spread the love

Benfica ka mposhtur bindshëm Dinamon e Kievit edhe në ndeshjen e kthimit të Play Off-it dhe ka siguruar një vend në fazën e grupeve të Champions League.

Pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, portugezët fitojnë 3-0 edhe në shtëpi dhe vulosin një kualifikim më se të merituar.

Gjithçka zgjidhet në pjesën e parë me vendasit që shënojnë 3 gola në portën e ukrainasve.

Edhe Viktoria Plzen kualifikohet në fazën e grupeve të Champions falë fitores 2-1 përballë Qarabag. Ndeshja e parë kishte përfunduar në barazim pa gola.

Surprizën e mbrëmjes e dhuron Maccabi Haifa, që eliminon nga turneu Crvena Zvezdën. Një autogol I Pavkov në fund të sfidës, çoi në 2-2 rezultatin e takimit dhe falë fitores 2-1 në ndeshjen e parë, izraelitët kualifikohen. /Oversport.tv

You may also like