Benfica vendos çmimin, hapet ankandi për Darwin Nunez

by admin
Spread the love

Sulmuesi uruguaian i Benficas, Darwin Nunez ka tërhequr vëmendjen e gjithë Europës me paraqitjet e tij. Bomberi synohet nga Milani dhe Interi në Serie A, por sipas asaj që shkruan “Daily Express” e ardhmja e tij do të jetë në Angli.

Manchester United, Tottenham dhe Arsenal e pëlqejnë shumë sulmuesin dhe janë të gatshme të luftojnë me njëra-tjetrën për të blerë yllin e Benficas në merkaton e verës.

Duke parë interesimin e madh, klubi portugez ka vendosur edhe çmimin e sulmuesit. Të gjithë ata që synojnë Darwin Nunez do të ulen në bisedime me drejtuesit e Benficas vetëm nëse oferta nis nga 80 milionë euro. / Oversport.tv

Foto: Sport Lisboa e Benfica Facebook

You may also like