Bendtner: Me jepte adrenalinë vetëm kazinoja, një natë humba 400 mijë paund

by admin
Spread the love

“Kisha një periudhë me dëmtime në fushë dhe nuk po e gjeja adrenalinën që më duhej. Atë që mund të ta fali vetëm nëse luan përpara 60 mijë njerëzve. Është diçka që nuk mund të krahasohet me asgjë”.

Këto janë fjalët e ish-sulmuesit të Juventusit dhe Arsenal, Nicklas Bendtner, i cili tregoi për mikrofonat e BBC një nga periudhat e errëta të karrierës së tij. Ai tha ndër të tjera se nuk po ndihej më i konkurruar në fushë por vetëm në kazino.

“I vetmi moment ku ndihesha konkurrues ishte kur shkoja në kazino. Sa më e lartë të ishte shuma e luajtur, aq më e lartë ishte adrenalina. Një mbrëmje isha duke humbur 400 mijë paund, por ia dola të rikuperoja dhe në fund humba vetëm 20 mijë euro.

Ishte një situatë e tmerrshme dhe kur u ktheva në hotel dhe më pas në shtëpi, mendova shumë për situatën dhe kuptova se duhet t’i jepja fund basteve dhe netëve të tilla.

Nuk doja të isha një tjetër futbollist që kishte humbur të gjitha paratë e tij sepse nuk dinte të përdorte trurin. Ishte e rëndësishme për mua të shërohesha dhe të kthehesha te rrënjët e mia”, përfundoi Bendtner. /oversport.tv

You may also like