Bellaj pas fitores me Burrelin: I përgëzoj çunat

by admin
Spread the love

Bylis fitoi me rezultatin 2-1 në transfertën e Burrelit. Një ndeshje e luftuar nga të dyja ekipet, me ballshiotët që marrin një triumf mjaft të rëndësishëmm, duke mbajtur vendin e parë.

Pas kësaj sfide për mikrofonat e MCN TV, foli trajneri i ballshiotëve, Arjan Bellaj.

“Ishte një ndeshje e vështirë pasi vijmë pas 3 javësh pa futboll.

Gjithsesi luajtëm në një fushë të vështirë me një ekip shumë të mirë.

Dua të përgëzoj çunat për fitoren pasi dhe terreni nuk na ndihmoi.

Edhe kur nuk luajmë mirë, rëndësi ka që duhet të marrim 3 pikëshin dhe të vazhdojmë garën që kemi nisur. Në tavolinë janë të 3 rezultatet.

Ne humbëm ndeshjen në Kavajë, por fituam në një ndeshje të vështirë si kjo e Burrelit”, u shpreh Bellaj.

-Duke pasur parasaysh kualitetin që ka skuadra, në terrene të tilla dhe me kundërshtarë inferiorë…Jeni gati t’i përgjigjeni lojës në këto kushte?

“Nuk është aq fushë saqë mund të thuash se nuk luhet futboll. Por kur kemi probleme të tilla largojmë topin. Këto janë zgjidhje që ne punojmë në stërvitje kur kemi vështirësi.”

-A është Bylis ekip që ka diferenca me ekipet e tjera?

“Kemi luajtur me gjithë ekipet në fazën e parë përveç Elbasanit. Kemi parë rezultate që si mendonim. Ekipe që janë pretendente për Superligë kanë humbur. Kemi një ndeshje të vështirë të dielën në Vlorë.”

-Flamurtari ditën e diel…është një test?

“Kemi pak kohë, por që nesër fillojmë punën. Janë të përgatitur çunat gjithsesi pasi janë profesionistë. Do bëjmë maksimumin për 3 pikëshin që të na mbajë lart dhe me diferencë me ekipet si Elbasani dhe Apolonia”.

You may also like