Bella Hadid pranon ndërhyrjet plastike dhe tregon si ishte jeta e saj kur konsiderohej “motra e shëmtuar”

by admin
Spread the love

Bella Hadid më në fund e ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje kirurgjikale. Kur ishte vetëm 14-vjeç, ajo ndwrhyre tek hunda e saj.
Por, modelja e cila më parë ndryshmet dhe transformimet në fytyrën e saj ia kishte atribuuar fazës së pubertetit, ka lënë të kuptohet se po të rikthehej pas në kohë nuk do ta bënte një ndërhyrje të tillë.
“Do të doja të kisha mbajtur hundën e të parëve të mi”, ka thënë Bella për revistën Vogue.
Hadid, tani 25 vjeçe, është akuzuar se ka marrë me vete foto të Carla Brunit në zyrën e një kirurgu plastik, prandaj ato ngjasojnë aq shumë.
“Njerëzit mendojnë se unë kam ndryshuar plotësisht fytyrën për shkak të fotografive të mia si adoleshente ku dukem e fryrë. Jam shumë e sigurt që askush nuk duket njësoj tani si në moshën 13-vjeçare, apo jo? Unë kurrë nuk kam përdorur filler. Le t’i japim fund kësaj. Nuk kam asnjë problem me të, por nuk është për mua”, tha ajo për revistën.
“Unë isha motra më e shëmtuar. Unë isha brune. Nuk isha aq e lezetshme sa Gigi dhe jo aq e shoqërueshme. Kështu thoshin njerëzit për mua”, ka thënë Bella Hadid më tej për Vogue.
Mbetet për t’u parë nëse fansat e saj do e besojnë, pasi Hadid dhe nëna e saj, Yolanda Hadid, i kanë mohuar thashethemet për operacione plastike për vite me radhë./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like