Belinda Dragoti e tregon hapur, ja cilën zgjedh me Rashelit dhe Kejvinës

by admin
Spread the love

Belinda Dragoti, Rashel Koloneci dhe Kejvina Kthella janë tre vajzat që u bënë të njohura nga “Xing me Ermalin”, ku u shfaqën si velinat e emisionit.

Rasheli dhe Kejvina kanë preferuar të largohen nga ekrani ndërsa Belinda u rikthye mbrëmë në “Zemër Luana”.  Gjatë një loje ajo u vendos përballë një pyetjeje ku duhet të zgjidhte se cila nga dy koleget e saj velina, Rasheli apo Kejvina nuk e meritonte vendin e punës.

Belinda u përgjigj se Kejvinën e njeh personalisht dhe për të ajo meriton çdo gjë që mori nga emisioni. “Unë Kejvinën e njoh personalisht dhe ajo është 100% reale me batutat e saj dhe në përditshmëri.

Kështu që them se ajo e ka merituar çdo gjë në atë emision dhe përtej tij”, u shpreh Belinda mes te tjerash.

 

You may also like