Belinda Balluku dhe Yuri Kim në Selanik, takim me përfaqësues të administratës amerikane, ja çfarë u diskutua

by admin
Spread the love

Zv.kryeministrja, njëherazi Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet në Selanik së bashku me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Në takimin në Selanik me përfaqësues të administratës së Qeverisë Amerikane është diskutuar rreth ecurisë së dy projekteve të mëdha që janë iniciuar me SHBA, Skavica dhe Projekti i LNG në Vlorë.

“Në Selanik, së bashku me Ambasadoren Kim, zhvilluam një takim të rëndësishëm me përfaqësues të administratës së Qeverisë Amerikane. Diskutuam rreth ecurisë së dy projekteve të mëdha që kemi iniciuar me SHBA, Skavica dhe Projekti i LNG në Vlorë, si dhe për vijueshmërinë e këtij bashkëpunimi. Zv Asistent Sekretari i Departamentit Amerikan të Energjisë, Joshua Volz, theksoi mbështetjen e SHBA për projekte që përforcojnë sigurinë energjitike në vend e më gjerë, duke ofruar dhe mundësi për financimin e tyre. Ndërkohë, Drejtori i Zhvillimit të Korporatës Financiare për Zhvillim të SHBA, Andrew Herscowitz, parashtroi mundësinë konkrete të financimit të dy projekteve strategjike Skavica dhe TEC Vlorë. Në kohë të vështira vlerësojmë akoma më shumë vëmendjen e partnerëve tanë strategjik”, shkruan Kim në postimin e saj.

You may also like