Bekteshi: Sektori energjetik në shtetin tonë është stabil

by admin
Spread the love

Nuk do të realizohen paralajmërimet dhe pritshmëritë e të ashtuquajturve ekspertë energjetikë në shtetin tonë dhe nuk do të ndodhë një rritje e tillë e çmimit të energjisë elektrike, madje edhe në raste të caktuara do të ketë ulje të çmimit të saj me qëllim që t’u dalim në ndihmë qytetarëve dhe konsumatorëve të vegjël, porositi sot ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

“Sektori energjetik në shtetin tonë është stabil, kësisoj edhe do të vazhdojë dhe kjo krizë nuk do të jetë në barë të qytetarëve në pjesën e furnizimit me energji termike dhe energji elektrike. Do të thotë, nuk do të realizohen paralajmërimet e “ekspertëve energjetikë” që dalin në televizion ndërsa të mos flas për opozitën”, tha Bekteshi në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve para fillimit të Forumit për bashkëpunim ekonomik midis Sllovendisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Potencoi se nuk ka të drejtë ta thotë çmimin e energjisë elektrike që do ta ofrojë EMV në tenderin e EVN Houm, pasi sillet në seancë të mbyllur të Qeverisë.

“Por, mund të jap drejtimet se si do të lëvizë. Ka procedurë tenderi në të cilën ndonjë kompani e caktuar, në këtë rast EMV duhet të japë ofertë… Që t’u dalë në ndihmë qytetarëve veçanërisht atyre të kanë më së shumti nevojë, për konsumatorët e vegjël, mikro konsumatorët e vegjël, atje tashmë kam paralajmëruar se do të ketë ulje të çmimit të energjisë elektrike”, potencoi Bekteshi.

Potencoi se sot do të ndodhë bashkimi midis GAMA-s dhe Resurseve Energjetike Nacionale – REN me të cilën do të formohet subjekt i ri juridik, shoqëri e re tregtare e cila, siç tha, në të ardhmen do ta zhvillojë sistemin e gazifikimit në shtetin tonë me çka do të bëhet akoma më e pavarur në pjesën e furnizimit me gaz natyror.

“I gjithë sistemi i gazifikimit do të jetë në pronë të qytetarëve përmes kompanisë së re. Pasi në GAMA 50 për qind ishte pronar Makpetrolli, 50 për qind ishte shteti, sollëm ligj legspecialis në Kuvend me çka i blemë të gjitha aksionet nga Makpterolli dhe duhej të kalonte një procedurë që të bashkohen këto kompani. REN është për ndërtimin e infrastrukturës, GAMA ishte në pjesën e bartjes së gazit natyror, tani do të jetë një kompani e cila do të jetë shumë më e suksesshme, profitabile dhe gjithsesi se do të ndikojë në pavarësinë e shtetit në furnizimin me gaz natyror”, potencoi Bekteshi.

You may also like