Bekteshi: Meqë e shpenzoni duhet ta paguani energjinë elektrike!

by admin
Spread the love

Ministria e Ekonomisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve në vend që të shlyejnë rregullisht detyrimet ndaj kompanive energjetike.

Sipas Ministrisë, çdo qytetar që furnizohet me energji elektrike në vend ka detyrimin të paguajë energjinë elektrike aq sa ka konsumuar.

Ministri Kreshnik Bekteshi tha se Ministria e Ekonomisë, në përputhje me kompetencat që dalin nga Ligji për Energjetikë, krijon një mjedis për të reduktuar humbjet në bartjen dhe shpërndarjen e energjisë elektrike si dhe përdorimin e paautorizuar të energjisë elektrike.

“Prandaj kërkojmë që çdo qytetar të paguajë për atë që ka shpenzuar sepse kështu funksionon ekonomia e tregut. Ftojmë të gjitha institucionet kompetente që të veprojnë në përputhje me kompetencat e tyre dhe të zgjidhin problemin e furnizimit me energji elektrike në Sllupçan dhe fshatrat përreth dhe të mundësojnë punën e ekipeve të EVN Maqedoni”, deklaroi ministri Kreshnik Bekteshi. /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like